Zyrtare: Manchester United transferon yllin e Dortmund

Shefi egzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka zbulue se ekipi i Manchester United ka shfaqë nji interesim të madh dhe ka përmirësue ofertën për me i marrë shërbimet e mesfushorit armen, Henrikh Mkhitaryan.

Gajtë nji interviste për gjermanen ‘Kicker’, Watzke konfirmoi se kjo marrëveshje asht arritë mbasi në drejtim të Dortmundit janë ofrue 26.3 milionë sterlina.

Me ardhjen e Jose Mourinhos, United po mendon me përforcue ekipin, ndërsa objektivi kryesor i merkatos mbetet Poal Pogba, i cili mundet me u ba lojtari ma i shtrejtë në botë, shkruen ‘Goal’.