Zyrtare: Maqedoni-Shqipni, lajm i madh nga UEFA

Qyteti se ku ka me u luejt ndeshja kualifikuese për Botnorin “Rusi 2018”, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipnisë, që asht programue më 5 Shtator, ende asht në pikëpyetje, mbasi UEFA ende nuk e ka thanë fjalën e fundit.

Alsat-M, para do dite njoftoi se UEFA, ka dhanë dritë jeshili për nji pjese të madhe të stadiumit“Mladost” në Strumicë, por jo edhe për infrastrukturën dhe tribunat e saja, ky lajm vërtetohet nga koncesioneri Sllavço Vaskov – Pinda. Ai për Alsat-M, thotë se UEFA në Strumicë ka me zbarkue me 25 Gusht kur edhe ka me thanë fjalën e fundit se ndeshja Maqedoni – Shqipni ka me u luejt apo jo në Strumicë.

“Në inspektimin e fundit nga UEFA që e kishim para 10 ditëve, na asht dhanë afati i fundit kur duhet stadiumi të jetë gati, jo vetëm me tribunat, por me krejt infrastrukturën e nevojshme. Deri më 25 Gusht, të gjitha punimet në stadiumin “Mladost” duhet të përfundojnë. Këtë ditë kemi me pasë edhe nji inspektim, i cili ka me qenë i fundit dhe mbas tij UEFA ka me marrë vendimin se ndeshja ka me u luejt apo jo në stadiumin “Mlladost””, ka deklarue Slavço Vaskov – Pinda koncesioner i stadiumit.