Zyrtare: Milan bahet me trajner të ri

Vincenzo Montella asht emnue trajner i ri i ekipit italian të Milanit.

Montella ka nënshkrue kontratë dyvjeçare me “Rossonerët”, njofton faqja e klubit italian.

Ish sulmuesi i njohun italian në të kaluemen i ka drejtue edhe ekipet e Catanias, Fiorentinas dhe Sampdorias.