Zyrtare: Përfundon dilema Higuain

Tashma gjithçka asht zyrtare mbasi Gonzalo Higuain asht lojari i ri i Juventusit. Marotta ka depozitue në Ligën e Futbollit në Milano kontratën e re të lojtarit.

Simbas ‘Corriere dello Sport‘, argjentinasi mbas ekzaminimeve mjekësore në msheftësi në Madrid javën e kalueme, tashma pritet me mbërri në Torino ditën e Ejte ose të Premte për nënshkrimin e kontratës së re.