Zyrtare: Vendimi i Usain Bolt për në Lojnat Olimpike

Tashma asht zyrtare, Komiteti Olimpik i Jamaica bani të ditun nëpërmjet nji konference për shtyp, grumbullimin dhe kështu edhe prezencën e Usain Bolt, në Lojnat Olimpike të Rio de Janeiros.

Kampioni Olimpik i sprintit ka me u regjistrue në 3 gara, të njajtat, në të cilat ka triumfue në Pekin dhe në Londër, në 100 metra, 200 metra dhe në stafetën 4×100.

Prezenca e njeriut ma të shpejtë në botë në Olimpiadën që starton në ma pak se nji muej, ishte vnue në dyshim ditët e fundit.

Bolt në Brazil synon me realizue triumfin e trefishtë Olimpik për të tretën herë rradhazi në 1100 m, 200 m dhe stafetën 4×100,