Zyrtare: Vendoset e ardhmja e Sadikut

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipnisë Armando Sadiku ka me mbetë lojtar i Zurich. Ishte vetë presidenti i ekipit zvicran,i cili konfirmon të ardhmen e Sadikut tue theksue se sulmuesi ka me qëndrue te Zurich.

“Nuk kemi aspak ndërmend me shitë Armando Sadikun”, thekson ai.

Ndërkohë, vetë lojtari dëshiron largimin nga Zurich mbasi shumë ekipe interesohen për me i marrë shërbimet e sulmuesit kuqezi, i cili preferon Bundesligën.