10 aplikacionet që Apple mendon me duhet me i pasë në telefonat tuej

Me ma shumë se nji milion aplikacione mobile për iPhone, ku cili prej tyne asht ma i miri dhe ia vlen për kohën dhe hapësinen e telefonit tuej mundet me qene nji punë e lodhshme.

Por Apple dëshiron me i ndihmue përdoruesit e saj në këtë aspekt.

Kompania amerikane publikoi nji listë me 10 aplikacionet ma të mira, të cilat pos tjerash mendon se ju duhet me i pase në çdo iPhone të ri.

Këto aplikacione simbas Apple janë të domosdoshme, dhe ato variojnë nga aplikacionet ma të fuqishme për foto e deri te ato për me i mbajtë llogaritë tueja të sigurta.

10 aplikacionet e propozueme nga Apple:

VSCO – asht aplikacion që ja mundëson përdoruesve të iPhone me i ba fotot e tyne në Instagram të duken mrekullueshëm.

BuzzFeed Video – Me këtë aplikacion, ju mudeni me i pa tana videot në nji vend.

1Password – Aplikacioni ju mundëson me i mbajtë llogaritë tueja të sigurta.

MSQRD – Ju mundëson me i animue fotot selfie me shumë filter qesharak dhe interesant.

Venmo – Ju lejon që në mënyrë të lehtë me i pague miqtë tuej kur ju nuk keni pare.

DarkSky – Ky aplikacion gjithmonë ju kallxon se kur ka me ra shi.

Replay Video Editor – asht nji vegël shumë e fuqishme për videot në telefonin tuej.

Runkeeper – asht shoqnuesi ma i mirë për aktivitetin tuej të fituesit.

Camera+ – asht aplikacion që mundëson shkrepjen e fotove tejet profesionale.

Jet – asht aplikacioni ambicioz që synon zavendësimin e blemjeve tueja nga Amazon.