10 gjana që nuk i dini për telefonin tuej

Kush asht ma  i fuqishëm iPhone apo kompjuteri që dërgoi njeriun në Hqnë? Sa herë në ditë e kontrollojmë telefonin? Cili asht telefoni ma i shitun në histori? Sa kohë duhet me u mbushë bateria e nji smartphone?

KRAHASUE ME KOMPJUTERAT E NASA’s. Smartphone’t aktualë janë ma të fuqishëm se kompjuterat e NASA’s që dërguen njeriun në Hanë. Kjo asht impresionuese mbasi kompjuterat e Apollo 11 janë ndër ma eficentët dhe ma brilantët që janë ndërtue ndonjiherë. iPhone 6 është 32.600 herë ma i shpejtë se ato kompjutera.

E KONTROLLOJMË 110 HERË NË DITË. Simbas nji studimi te 150 mijë përdorues, njerëzit e kontrollojnë smartphone’n mesatarisht çdo gjysë ore, ose 9 herë mbrenda nji ore. Tue marrë parasysh numrin e herëve që kontrollojmë telefonin, shkon në 110 herë mbrenda ditës.

“PO MË PSHTON…”. Në vitin 2013, Universiteti i Bristolit ka zhvillue nji teknologji që mundet me transformue urinën në energji elektrike për me mbushë nji smartphone.

con_h_6.19846391.900x600

NJI THESAR PATENTASH. Simbas David Deummond të zyrës ligjore të Google, në nji smartphone munden me u përfshi 250 mijë teknologji të patentueme.

SA KUSHTON PËR ME RIMBUSHË BATERINË E NJI SMARTPHONE? Nji studim i Laboratorit Kombëtar Laurence Berkeley në vitin 2012, shpjegon se shpenzimi për me rimbushë baterinë e nji smartphone në vit shkon te 5.3 dollarë, sepse aq elektricitet harxhohet.

FOBITË. Tuta për me qëndrue i shkëputun nga telefoni quhet Nomofobi, mbasi prefiksi “no-mo” don me thanë “no mobile” (pa telefon).

PARAARDHËSIT. 32 vjet ma parë, më 13 Mars 1984, SHBA’të ka nxjerrë telefonat e parë Motorola Dynatac me çmim 3995 dollarë e barabartë me 9 mijë dollarë me vlerën e sotme, që ishte sa rroga e tre muejve punë në Amerikë. Përmasat? 30 cm, 4 cm dhe 9 cm.

SA APLIKACIONE PËRDORIM? Çdokush prej neve ka nji aplikacion të preferuem, me të cilin shpenzon 50% të kohës kur përdor smartphone: Këtë e zbulon Raporti i Aplikacioneve për smartphone i vitit 2015. Shumica kanë 10 aplikacione që i përdorin ma shumë.

REKORD. Në vitin 2015 gjatë javës së parë të lansimit, u shitën 13 mln iPhone 6s. Por, iPhone ka shumë rrugë për me ba për me thye rekordin e shitjes së Nokia 1100, që në vitin 2003 arriti me i shitë 250 milionë telefona.

WC-PHONE. Simbas studiuesve te smartphone’t gjen 18 herë ma shumë mikrobe se sa në tualet.