100 vjet te BMW

Kompania ma e njoftun gjermane e kerreve, BMW, festoi sot 100-vjetorin e themelimit, me prezentimin e super-kerrit futuristik.

BMW thotë se vizioni i kompanise asht per t’ardhmen asht krijimi i nji kerri synohet inovacioni dhe konsumi, që përfshin edhe kapacitetin vetëdrejtues të kerrit dhe dizajnin digjital i cili ka me i parashikue mendimet e drejtuesit të saj.
“Kompania asht zhvillue në mënyrë konstante dhe ndonjihere ka rishpike vetveten”, deklaroi shefi egzekutiv i BMW, Harald Krüger.
“Përderisa ecim drejt së ardhmes, kjo nuk ka gjasa me ndryshue”, – shtoi Krüger.
Festa e madhe e lansimit ne treg te ketij kerri organizohet në “Olympiahalle arena”, ku janë të ftuem 2000 persona. Ndërkohë, 30 000 punëtore festojnë në “Allianz Arena”.
Edhe Kancelarja gjermane ka dërgue nji videomesazh për këtë ngjarje, e detyrueme me anulue pjesëmarrjen në këto festime, për shkak të nji samiti emergjent për emigrantët në Bruksel. BMW sot per sot shet ne vit vetura ne vlere prej – 80 miliardë euro.