15 gjanat që e bajnë MSN Messengerin të paharrueshëm

WhatsAppi e Snapchati, bashkë me Facebook Messengerin janë aplikacionet që po përdoren ma së shumti për komunikim online. Por, nji kohë, lider i padiskutueshëm ishte MSN Messengeri.

Ky softwer ishte lansue në vitin 1999 dhe “jetoi” 15 vjet para se të mbyllej përfundimisht më 31 Tetor, 2014.

Ma poshtë mundeni me i gjetë 15 gjanat që përdoruesit e këtij programi nuk kanë me i harrue asnjiherë.

1. Statuset me tekste kangësh

2. Vazhdimisht përdorimi i shkurtesës “BRB” – krejt përdoruesit atë kohë përdornin shkurtesën “BRB” apo “Be right back” (Kthehem mbas pak)

3. “Dil Offline” – krejt baheshin “agjentë sekretë” tue dalë offline, por që në të vërtetë ishin pranë kompjuterit.

4. Online-Offline vetëm që simpatisë me i shkue njoftimet dhe me i ra në sy.

5. Kërkimfalja “të shkruejta gabimisht” – Në MSN lindi ideja për me i nisë bisedat me kishe “i ke shkrue personit të gabuem”.

6. Kërkimi për emnin në MSN e jo numrin e telefonit – adoleshentët e asaj kohe nuk kërkonin që me bisedue me telefon, por merrnin e-mailin apo kontaktin në MSN.

7. Vrapimi prej shkollës për shtëpi për me bisedue me ata me të cilët keni kalue tanë ditën bashkë.

8. “Nudge” – Në MSN egzistonte mundësia e “Nudge” (Dridhjes) për me alarmue nji mik tue ja dridhë ekranin.

9. Në MSN lindën emotions (ikonat) e famshme që përdoren sot.

10. Krijimi i “shkurtesave” të veçanta për emotions.

11. Tuta se kush po lexon mesazhet tueja. Në MSN ishte përhapë mashtrimi me emna fallc, për me i ngacmue miqtë.

12. Ndihma e mikut për me pa nëse dikush ju ka bllokue. Të rijtë shfrytëzonin miqtë për me pa nëse nji person i caktuem asht online dhe i ka bllokue në MSN.

13. “Kontakti asht tue shkrue” – fjalia që emociononte shumë njerëz.

14. Ndjenja e keqe kur mesazhi “që po shkruhej” nuk vinte kurrë.

15. Instalimi i MSN Messengerit në nji kompjuter në shkollë.