Kqyreni qysh doket Prishtina ne 3D!

sheshi 3d

Prishtina tash mundet me u pa ne 3 dimensione.

Krejt qyteti mundet me u pa në 3D, ku tana ndërtesat, tue  përfshi ndërtesat qeveritare, pallatet, urat, etj., mujn me u pa deri ne detaje.

Simbas Digjitale.com, Prishtina asht nji nga qytetet e pakta në rajon me këtë teknologji në ‘Google Maps’.

Tirana, Shkupi, Sofia, Beogradi, apo Athina ende nuk e kanë këtë teknologji. Disa nga qytetet që e kanë janë Zagrebi (Kroaci), Plovdivi (Bullgari), dhe Timiosara (Rumani).

Si funksionon teknologjia 3D?
Kur zmadhon hartën, terreni dhe ndërtesat fillojnë të shfaqen në 3D. Teknologjia 3D punon vetëm në hartat e ‘Google Maps’ në desktop.
Për me pa edhe vetë këtë teknologji të re, klikoni në ‘Earth View’ në Google Maps, dhe klikoni në ikonën ’tilt view’.

Kliko ketu:

https:[email protected],21.1602502,136m/data=!3m1!1e3