40 vjet jetë. Qe qysh i feston Apple

apleee

Gjiganti i teknologjisë Apple feston 40-vjetorin e krijimit të tij që më daljen e parë në nji garazh në Californi, ndërsa tash asht kompania ma e vlefshme në botë, me nji vlerë prej 700 miliardë dollarësh.

Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne, me 1 Prill 1976, themeluen në nji garazh të Los Altos, Apple Computers, nji kompani e vogël që në 4 dekada do të bahej kompania ma e madhe në botë për vlerën e tregut.

Kjo kompani sot ka ma shumë se 480 dyqane në 18 shtete të ndryshme në mbanë botën.

Kompania zbuloi gjithashtu së fundmi se ma shumë se 1 miliard pajisje aktive Apple perdoren aktualisht në të gjithë botën.

Shefi ekzekutiv aktual i Apple, Tim Cook, e përshkroi këtë shifër si “të paimagjinueshme”, tue shtue se ajo tregon se sa ndikim ka Apple tek njerëzit në të gjithë botën.

Apple arriti të revolucionojë botën e kompjuterëve, ndryshoi mënyrën se si ndegjojmë muzikë, përdorim telefonin apo lexojmë lajmet, krijoi tendencë me moton “Think Different” (Mendo ndryshe).

Kompania ka krijue nji video për të përkujtu 4 dekada ide, inovacion dhe kulturë.