5 sekretet e iPhone që nuk i keni ditë ma parë!

Këto janë pesë gjanat “e mshefta” që i përmban telefoni juej i mençun:

  1. T’i bllokoni numrat dhe t’i ndaloni bisedat

Nuk ka asgja ma të keqe sesa kur jeni i përfshimë në ndonji grup të bisedave, shpesh herë edhe nuk ju interesojnë se çka shkruen gjithsecili. Tash përmes telefonit tuej të mençun ju mundeni me i ndalue këto biseda tue shtypë opcionin “Mute Conversation”.

  1. Telefonin tuej mundeni me kontrollue përmes gjesteve

Kjo asht mënyra ma e  mirë e kontrollit të telefonit tuej të mençun. Krejt çka duhet me ba asht me zgjidhë opcionin “Accessibility” në telefonin tuej, e mandej me zgjidhë opcionin tjetër ku shkruen “Guest “Head Gesture Controls”. Ky opcion ju mundëson që me klikue gjana në telefonin tuej pa pasë nevojë me i përdorë gishtat.
    3. Ndihmone ‘Sirin” me thanë saktë emnin tuej

Opcioni i Siri’t në iPhone, ndihmon me i gjetë të dhanat që juve ju interesojnë, përmes zanit. Mjafton me thanë atë që e kërkoni me za, Siri ua gjen menjiherë.

Mirëpo, shumë shpesh ‘Siri’ nuk e kupton atë që e thoni, andaj nëse ju ndodhë nji gja e tillë edhe juve, mundeni me i thanë Sirit “nuk e keni kuptue mirë se çka kam kërkue?”, e mandej ‘Siri’ ju jep mundësinë me përsëritë prapë.

  1. Mundeni me i pa se cilat vende i keni vizitue ma së shumti

Përmes telefonit tuej ju mundeni me i pa se, cilat vende i keni vizitue ma së shumti, e që e keni pasë telefonin me vete.

Ndiqni hapat në vazhdim për me i pa vendet që i keni vizitue ma së shumti:

Shkoni në Settings > Privacy > Location Services > System Services > Frequent Locations.

  1. Kështu mundeni me fotografue veten ma lehtë përmes iPhone

Kur kompania Apple ka krijue opcionin e fotografisë, ka krijue edhe nji detaj tjetër për me i realizue fotografitë shumë ma lehtë për përdoruesit e saj.

Anash telefonit tuej, aty ku edhe mundeni me l’shue volumin e zanit të telefonit tuej, në po të njajtin vend mundeni me shtypë dhe me fotografue veten.