6 arsye bindëse pse nuk duhet me i postue fotot e fëmive në internet

Mos kallxon vendodhjen e fëmiut tuej 
Kur postoni nji foto të fëmiut tuej, mos kallxoni se ku ndodhet ai. Kjo mundet me përba rrezik për sigurinë e tij.

Mos postoni foto ku fëmitë tuej janë në nji aktivitet që ata pëlqejnë 
Në qoftë se ju postoni foto ku fëmitë tuej për shembull janë në nji kurs baleti, njerëzit kanë me pasë ma të lehtë për me i mashtrue, sepse i dinë preferencat e tyne.

Mos postoni asnji foto ku jepni informacione zyrtare për fëmitë 
Ndonjiherë njerëzit e entuziazmuem postojnë foto kur marrin nji vizë ose pasaportë, por ju mos e publikoni mbasi njerëzit munden me i marrë informacionet zyrtare për fëmiun, çka përban rrezik për ata.

Mos postoni foto të fëmive gjysë deshë 
Kur ju postoni nji foto të fëmiut tuej në pllazh mendoni thjesht se sa bukur doket ai/ajo, por asnjiherë nuk mendoni se qysh të tjerët munden me i kqyrë ata.

Mos postoni foto që munden me i marrue fëmitë tuej në të ardhmen
Kur lindim, asnjiherë nuk e dimë se çka ka rezervue fati për neve. Nuk i dihet asnjiherë se sa të randësishëm munden me u ba fëmitë tuej.
Shmangni postimet e fëmive tuej me fëmi të tjerë
Kur ju postoni nji foto të fëmiut tuej me shokët e tij, ju duhet të merrni edhe aprovimin e prindëve të fëmive që ndodhen në foto.