7 ditë pa Facebook përmirësojnë humorin

Mjaftojnë 7 ditë pa u futë në Facebook, për me rikthye humorin e mirë. E ka zbulue këtë gja nji studim i Happy Research Institut (Danimarkë), i kryem tek njimijë persona.

Mbasi janë privue nga rrjeti social për nji javë të tanë, shumica dërrmuese e përdoruesve ka manifestue nji dëshirë të forcueme për me shijue jetën, dhe në të njajtën kohë, nji reduktim të madh të nivelit të trishtimit dhe zemërimit.

Në mënyrë të ngjashme, nji tjetër studim i Universitetit të Montreal’it, në Kanada, ka vnue në dokje se ata që kanë ma shumë se 300 miq në Facebook janë ma të stresuem dhe të primë për depresion.