71 vjeçari, mjeshtër në lojën Counter-Strike (video)

Ky 71 vjeçar nga Rusia asht nji lojtar i mahnitshëm i lojnave elektronike, ai cilësohet si mjeshtër i Counter-Strike.

Gjyshi mjeshtër quhet Aman Alashbaev dhe asht largue disa herë nga serverët e Counter-Strike, për shkak të moshës së tij, por tash ai ka rreth 9,000 abonues në YouTube ku shfaq strategjitë e tij.

Ai përdor pseudonimin “Atashka” dhe u frymëzue nga nipi i tij që të luente lojna elektronike. Tashma, ai ndihmon lojtarët e tjerë që të përmirësohen.

Nëse nji person ka dëshirë, nëse nuk asht dembel, puna e tij ka me pasë rezultat… dhe mandej keni me shijue rezultatin e punës suej. Kisha dasht me pa që gjithçka asht e mundun për njerëzit”, shprehet 71-vjeçari, tue dhanë nji mesazh mjaft të randësishëm për njerëzit.