8 telefonat që nuk janë ma “mall kinez”

Telefonat kinezë tashma kanë pushtue tregje jo vetëm në Kinë apo vende jo të pasuna, por edhe në vende perendimore, tue ofrue cilësi të naltë dhe çmim konkurrues. Disa prej tyne janë zgjerue aq shumë, sa edhe çmimet e tyne kanë nisë me u rritë e me u përafrue me markat e njohuna, por prapë mbeten ma lirë.

Këto janë vetëm disa prej telefonave kinezë që ofrojnë besueshmëni.

1. Oneplus, telefoni që hyni në treg me parametra shumë të naltë dhe nji metodë të veçantë marketingu, tue u shitë me ftesa, tashma pritet me nxjerrë në treg Oneplus 3, i cili asht miratue të futet edhe në tregun amerikan.

2. ZTE synon gjithashtu me u futë në tregjet perendimore me telefonin ma të ri, Axon 7, i cili konkurron për nga parametrat me marka të njohuna si Samsung Galaxy S7, por me çmim shumë ma të lirë.

3. Xiaomi asht zyrtarisht marka ma e preferueme në Kinë me Android, dhe tash, me MI5 dhe MI MAX, ia ka vnue synin edhe tregjeve perendimore.

4. Oppo ka vite që sjell telefona me parametra tepër të naltë, e kohët e fundit nxori Oppo F1 Plus, me procesor me 8 bërthama, 2.0 GHz, 4 GB RAM, kamera 13 MP dhe ekran 5.5 Full HD.

5. Huawei asht nji nga kompanitë ma të vjetra kineze të telefonave, e cila ka bashkëpunue me shumë marka perendimore.

6. Lenovo mbetet nji nga telefonat ma të pëlqyem në Kinë e jo vetëm.

7. Meizu, nji emën jo i dëgjuem napër botë, por që në vitin 2015 hyni me Meizu 5 Pro, telefoni ma i shtrejtë që kishte ba kjo kompani.

8. Asus asht gjithashtu nji kompani tajvaneze, e njohun për prodhimin e pjesëve të kompjuterit, por që premton me sfidue edhe telefonat e njohun me Zenfone 3, që pritet me dalë së shpejti.