A asht kjo prova se në Mars ka egzistue nji qytetnim i lashtë?

Ekspertët e kanalit “Paranormal Crucible” në YouTube, që hetojnë tana anomalitë që ndodhin në Mars, pohojnë se kanë gjetë prova se në kohët e lashta në planetin e kuq ka egzistue nji qytetnim.

Në nji foto që mendohet se asht marrë nga roboti “Curiosity” i NASA’s në sipërfaqen shkambore të Marsit, entuziastët pretendojnë se kanë zbulue nji objekt të çuditshëm, të ngjashëm me nji unazë ose nji byzylyk marsian që daton “qindra ose mija vjet ma parë”.

“Kjo pajisje e mahnitshme asht dëshmi e fortë se në të kaluemen në planetin e kuq ka pasë jetë. Kjo asht nji unazë ose ndoshta nji byzylyk i vogël, që madje ka ngjyrë të artë”, thonë ekspertët.

Ndërkohë, gazeta britanike “Daily Star” konsideron se ky zbulim ushqen ma tej teorinë e komplotit të NASA’s, që mshef provat për egzistencën e jashtëtokësorëve.