A asht ky kerri ma i shtrejtë në botë? Ferrari 250 GTO del në shitje me çmim marramendës

Nji kerr i rrallë ultra-klasik ka vendosë me i thye rekordet mbasi asht nxjerrë në shitje për 45 milionë paund.

Ferrari 250 GTO e vitit 1962, asht nji nga 36 modelet e prodhuesit italian dhe pamvarësisht se asht ma shumë se 50 vjet i vjetër, asht në gjendje me arritë shpejtësinë e 170 km/h.

Ai asht nxjerrë në shitje për herë të parë në 20 vjet. Tregtari i guximshëm John Collins, e ka nxjerrë atë në shitje me nji çmim të papamë.

“MBas zgjedhjeve amerikane njerëzit kanë me kërkue me ba investime në asete dhe kjo asht ma e mirë se nji pikturë në mur,” ka thanë ai.

ferrari-large_transzgekzx3m936n5bqk4va8rwtt0gk_6efzt336f62ei5u