A damtohet bateria e iPhone’it nëse e lini tanë natën në rrymë?

Ndoshta edhe keni ndëgjue se me lane iPhone’n tanë natën tue u mbush me bateri, asht e damshme për baterinë se e mbanë atë në tension të naltë.

Por, autori i teknologjisë Jesse Hollington thotë se me lane iPhone’n me u mbush tanë natën nuk damtohet baetira e tij.

“Nuk mundesh me mbi-mbushë nji pajisje elektronike, jo veç iPhone’n. Çdo pajisje që ka bateri prej litiumi e ndalon vetë mbushjen kur bateria mbushet 100%”, tha ai.