A doni me mësue se sa fiton Apple nga çdo telefon iPhone 7?

Me e ble nji telefon iPhone 7 pa kontratë, në Europë duhet me pague ma shtrejtë se në SHBA.

Nëse në Amerikë e blen me 649 dollarë, në Gjermani nji telefon i tillë kushton minimumi 759 euro.

Por, sa asht kosto materiale për nji telefon?

Çmimi për të gjithë përbamësit shkon në 219 dollarë.

Kësaj i shtohet edhe rreth 5 dollarë për prodhimin, tue e çue shumën në 224 dollarë.

Me çdo telefon të shitun, Apple fiton 434 dollarë.

Megjithatë, në analizë nuk merren kostot e zhvillimit dhe as shpenzimet për reklamat, transportin dhe shitjen.

Se sa asht fitimi real, kompania nuk e ban të ditun.

Megjithatë, kosto materiale asht rreth 37 dollarë ma e naltë se për paraardhësin iPhone 6s.

Pjesa ma e shtrejtë asht ekrani, që mendohet se kushton 43 dollarë amerikanë.

Teknologjia e transmetimit pa tel kushton 33.90 dollarë dhe çipi 26.90 dollarë.