A duhen vërtetë 6 GB RAM në telefon?

telefoni

Asus Zenfone 3 dhe ZTE Axon 7 paraqiti telefonat me 6 GB Ram, e ndërkohë që plot kompani të tjera premtojnë me çue deri në 8 GB në të ardhmen, me daljen e procesorit Snapdragon 830.

Kjo normalisht ngre pyetjen se çfarë mund të bajë celulari me aq shumë RAM. Faqja “Pocketnow” asht nji prej faqeve të shumta që i kanë ngritë këto debate.

Kompjuterët “desktop” arrijnë me ba punë masive me editime videosh apo punime të ngarkueme grafike tue përdorë 4 GB, 8 GB, 16 GB RAM, sa ma shumë aq ma mirë. Por, a kanë telefonat aplikacione që me kërkue aq shumë hapësinë?

“Pocketnow” arrin në përfundimin që i vetmi ndryshim që sjell RAM në telefona, asht me mbajtë ma shumë aplikacione ndezun pa e ngadalësue telefonin. Por, asnji aplikacion nuk mundet me vnue në punë 6GB Ram, ndaj ndërrimi i nji telefoni me 2 ose 3GB RAM për nji me 6 GB kishte me qenë krejtësisht i panevojshëm.