A e dini funksionin e butonit të Google ‘Ndjehem me fat”

Të Martën, motori i kërkimit në Internet Google mbushi 18 vjet dhe pamvarësisht se merr qindra milionë klikime në ditë, shumë njerëz nuk e dinë se egziston nji opcion “Ndjehem me fat”, ngjitun me butonin e kërkimit në faqen kryesore.

Para vitit 2012 ky funksion, që shpesh kalon pa u vnue re, e çonte përdoruesin direkt te rezultati i parë i kërkimit te tij dhe përjashtonte çdo publicitet që e shoqnon zakonisht.

Siç thekson “The Independent”, ky buton i kushtonte kompanisë amerikane dheta milionë dollarë në vit, mbasi tue qenë se nuk përmbante reklama, e pengonte të gjeneronte të ardhuna të konsiderueshme.

Me futjen e Google Instant, nji opcion që kallxon rezultatet e kërkimit derisa shkruen, funksioni i këtij butoni ndryshoi, dhe tash nëse klikoni mbi të, motori i kërkimit ju drejton në galerinë e “doodles”. Megjithatë, nëse opcioni Instant ç’aktivizohet, “ndjehem me fat”, ka me funksionue si në fillim.