A e dini kush e ka shpik WiFi’n?

Hedy Lamarr, nji yll i Hollywoodit klasik, asht shpikësja e spektrit të gjanë dhe kapërcimit të frekuencës, ato që përdoren sot në GPS, në Bloetooth dhe në WiFi. Hedy Lamarr, përveç se asht grueja e parë që luejti nji rol me skena cullak dhe simuloi nji orgazmë në historinë e kinemasë (Éxtasis, Gustav Machatý, 1933), por ajo njihet edhe si shpikësja e nji sistemi komunikimi që asht në bazë të WiFi’s, të Bluetooth dhe teknologjive të tjera në përdorim sot.

Data e lindjes së saj, 9 Nandor 1914 njihet si “Dita e shpikësit”. Lindi në Vienë dhe që në fmini u shque për inteligjencën e saj dhe u konsiderue nga profesorët me dhunti të veçanta. Në moshën 18 vjeçare u martue me nji sipërmarrës austriak armësh, Friedrich Mandl.