A e dini qysh ka me u dok dizajni i ri i iPhone 8!

Apple po punon shumë për dizajnin e ri të iPhone 8.

Gjenerata e ardhshme duket se do të ketë nji ekran sa e gjithë pajisja.

Kompania e Kupertinos ka regjistrue nji numër patentash që tregojnë se asht tue kerkue për teknologji që të ketë sensorin e gjurmëve të gishtave poshtë xhamit të ekranit.

Hapi i parë në këtë proces asht heqja e butonit fizik të “Home”.

Kjo ka me i dhanë mundësi kompanisë me zavendësue këtë hapësinë me ekranin.

Deri tash Apple ka përdor nji unazë në butonin ‘Home” me nji sensor me dritën e mjedisit, me nji mikrofon dhe nji kamera ‘selfie’ para.

Për me heq krejt këto, Apple ka me i  vendosë këto komanda në xham.

Megjithatë të dhana të reja kanë me vijue me dalë deri në publikimin zyrtar të telefonit të Apple vitin e ardhshëm.