A e dini sa truproja i ka shefi i Facebook!

Kur Mark Zuckerberg mori truprojën e tij të parë në vitin 2011 ky lajm kishte ba bujë.

Por këto ditë duken të jenë pak ma të zorshme për themeluesin e Facebook.

Kjo mbasi që tanima ai disponon 16 njerëz që e mbrojnë atë në shtëpinë e tij 7 milionë dollarëshe në Palo Alto, California.

Si shkruejnë mediat e hueja qe i percjellë Telegrafi, Zuckerberg tash asht i shqetësuem rreth sigurisë së tij dhe për këtë ka angazhu truproje, për ditën edhe natën.

Edhe pse nuk ka arsye të definueme rreth asaj se për çfarë shqetësimesh bahet konkretisht fjalë.

Nji burim i paidentifikuem asht citu të ketë thanë:
“Ju jeni tue prek qinda miliona njerëz. Të gjithë ‘shefat e mëdhaj’ marrin kercënime, dhe ata i marrin shumë seriozisht ato”.