A e keni dijtë këtë sekret në iPhone?

Me iPhone 7, i cili asht diku 6.7cm i gjanë, mundet me qenë e vështirë për përdoruesit me duer të vogla që me shkruejt veç me nji dorë.

Por, doket se Apple ka nji tastierë për nji dorë të msheft në nji kod, i cili ka qenë aty prej të paktën iOS 8.

Veçoria misterioze u zbulue nga një developer, por për fat të keq nuk asht ende në dispozicion.

Steve Troughton-Smith, nji zhvillues nga Irlanda zbuloi veçorinë derisa ishte tue e përdorë nji Simulues të iOS.