A e vjedhi Steve Jobs projektin e krijimit të “iPhone”?

Gjigandi i teknologjisë asht padit për 10 miliardë dollarë, mbasi nji person pretendon se “Apple” ka vjedh idenë e tij për krijimin e iPhone’, iPad dhe iPod.

Personi në fjalë asht Thomas Ross, i cili asht shpreh se ka hartue projektin për këto pajisje që në vitin 1992.

Ross pretendon se ai asht “vjedh e shfrytëzue” nga kompania “Apple”.

Si shihet në skicat e banorit të Floridës në Shtetet e Bashkueme, ato flasin për nji pajisje që mund të përdoret për me lexue romane apo artikuj lajmesh, të shohë video dhe fotografi në to.

Ideuesi i këtyne skicave asht shpreh se këto pajisje do t’ishin të specializueme edhe për komunikimin.

Ross thotë se vazhdon me përjetue “damtim të madh dhe të pariparueshëm, që nuk mund të kompensohet plotësisht nga paratë”.

Ai kërkon që “Apple” me damshpërblye 10 miliardë dollarë dame, si dhe me i dhanë 1.5 përqind të shitjeve të ardhshme të “Apple”.

T’ardhunat e vitit 2015 për gjigandin e teknologjisë ishin 235 miliardë dollarë, çfarë do të thotë se me shumë gjasë, çashtja gjyqësore asht në favor të kompanisë.

Ish-kreu egzekutiv i “Apple”, Steve Jobs asht shpreh dikur: “Na kemi qenë gjithmonë të paturpshëm për me vjedh nji ide të madhe”.

Patenta asht shpik nga Thomas Ross gati 15 vite përpara se “iPhone” i parë të krijohej.

Megjithatë, ajo u shpall e braktisun nga zyra amerikane e Patentave dhe Markave në vitin 1995, mbasi Ross nuk kishte pague taksat e nevojshme gjatë aplikimit.

 

vjedhja