A ka jetë tjetër në hapsinë? NASA: Qe 10 planetet që ngjajnë me Tokën

Asht e vështirë të imagjinohet se sa i madh asht universi në të  vërtetë dhe askush nuk e kupton plotësisht se çka ka atje. Por, me avancimet në teknologji, eksperimentet në hapsinë janë tue u ba gjithnji e ma efikase.

Falë kësaj, studiuesit dhe astronomët tash mund ta studiojnë dhe ta kuptojnë universin ma mirë se kurrë ma parë.

Në muejin Gusht të këtij viti, shkencëtarët kanë zbulue nji planet të ngjashëm me Tokën, i cili sillet afër Diellit.

Planeti Proxima b, gjendet katër vjet dritë larg Tokës dhe rrotullohet rreth diellit Proxima Centauri, i cili asht ylli ma i afërt me Diellin, kanë thanë shkencëtarët e nji ekipi të udhëhequn nga britanikët.

Shkencëtarët e kanë zbulue këtë planet nga të dhanat e teleskopit në Observatorin Europian Jugor në Kili, i cili monitoron ndërrimet e dritës nga yjet për të përcaktue praninë e planetit.

Proxima b ka nji masë ma të madhe 1.3 herë se të Tokës, por orbitat e saj janë ma afër diellit të tij. Ai rrotullohet rreth diellit çdo 11 ditë.

10-planetet-qe-ngjajne-me-token-03

Për shkak se ylli asht ma i dobët se Dielli, Proxima b mund të jetë zonë e ashtuquejtun e banueshme, mbasi ajo nuk asht as shumë e nxetë dhe as shumë e ftoftë që të mbështesë jetën dhe temperaturat mund të lejojnë praninë e ujit të langët, thanë studiuesit. Por, ende nuk dihet nëse ky planet ka atmosferë apo përmban ujë. Shkencëtarët kanë zbulue ma shumë se 3,500 planete jashtë sistemit diellor, por Proxima b sjell nji mundësi për misionet në hapsinë në t’ardhmen

Studime të shumtë kallxojnë se ka edhe planetë të tjerë që ngjajnë me Tokën. Qe cilët janë disa prej tyne:

1. Planeti Gliese 163c

Ky planet ndodhet rreth 50 vite dritë larg dhe orbiton rreth yllit të tij për 26 ditë. Shkencëtarët nuk e dinë nëse ky planet asht shambor, i tani oqean apo asht vetëm nji re e madhe gazi, mbasi ata nuk e dinë se nga çka përbahet plotësisht atmosfera e këtyne planeteve.

2. Planeti Gliese 832c

Zbulue në vitin 2014, planeti Gliese 832c asht i vendosun 16 vite dritë larg në konstelacionin GRUS. Ka dy rezultate të mundshme për këtë planet. Mundësia e parë asht se ky planet mund të jetë nji super-Tokë, me nji atmosferë të pasun si e jona dhe mundësia e dytë për shkak të madhësisë së tij 5.4 herë ma të mëdhe se Toka, ky planet mund të jetë nji super-Venus me të njajtën mundësi si 163c Planeti Gliese.

3. Planetet Tau Ceti e dhe Tau Ceti f

Në Dhetor të vitit 2012, u gjtën pesë planetë, të cilët orbitonin rreth yllit Tau Ceti, por vetëm dy prej këtyne planetëve (Tau Ceti E dhe F) janë konsiderue potencialisht të banueshme. Ata janë vetëm 12 vite dritë larg planetit tonë. Planetet Tau Ceti e Tau Ceti dhe f janë të dy të mëdhaj sa Toka. (Planet Tau Ceti e asht 4.3 herë ma i madh, ndërsa Tau Ceti f është 6.6 herë ma i madh.)

4. Planeti Gliese 581g

Madhësia e planetit Gliese 581g asht gati tre deri në katër herë ma e madhe se Toka, dhe ai asht shumë afër nesh në nji distancë prej vetëm 20 vite dritë larg!

5. Planeti Gliese 667Cc

Planeti Gliese 667Cc ban pjesë në konstelacionin e Akrepit. Ky planet asht “tidally closed”, që don me thanë se kallxon gjithmonë të njajtën ftyrë tek sa rrotullohet rreth diellit e tij. Ky planet asht 80% ma i madh se Toka dhe orbiton plotësisht yllin e tij çdo 28 ditë. Pra, ditëlindja juej vjen rreth çdo 4 javë. Çfarë ma shumë ju mund të kërkoni?

6. Planeti HD 85512 b

I vendosun vetëm 35 vite dritë larg nga Toka në konstelacionin jugor të Velas, ky planet asht nji nga exoplanetët ma të mirë që gjenden jashtë sistemit tonë diellor. Ky planet asht rreth 3.6 herë ma i mëdh se Toka.

7. Planeti Kepler 69c

Kur astronomët në NASA zbuluen planetin Kepler 69c në vitin 2013, ai asht konsiderue si planeti që ngjan ma shumë me Tokën. Ai asht rreth 50% ma i madh se Toka. Ai ndodhet 2700 vite dritë larg nesh dhe orbiton për 242 ditë nji yll të ngjashëm me diellin tonë.

8. Planeti Kepler 22b

Shkencëtarët dhe astronomët kanë vlerësue se temperaturat e planetit janë afërsisht të njajta si të Tokës. Ai rrotullohet rreth yllit të tij për 290 ditë dhe ka një magnitudë rreth 2.4 herë ma të madhe se Toka. Problemi i vetëm i vërtetë asht fakti se ai asht 600 vite dritë larg nesh.

9. Planeti Kepler 62f

Simbas nji studimi ka shumë mundësi që planeti Kepler 62f të jetë i mbuluem plotësisht me ujë. Ai ka nji madhësi rreth 1.4 herë ma të madhe se Toka dhe asht rreth 1.200 vite drite larg.

10. Planet Kepler 186f

Kepler 186f asht relativisht të njajtën madhësi me tokën. Shkencëtarët nuk e konsiderojnë këtë planet si binjak të Tokës, por ma shumë si nji kushëri të largët të saj.