A ka me i ba publike dosjet sekrete të “Area 51” Hillary Clinton, nëse zgjedhet Presidente

Hillary Clinton ka premtue se nëse bahet Presidente e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, ka me ba publike të dhana nga “Area 51”, baza ushtarake amerikane në Nevada, për të cilën egzistojnë teori të shumta konspirative se ka fakte dhe të dhana për egzistencën e alienëve, sikur që besohet se në të vërtetë fuksioni i kësaj baze asht zhvillimi i eksperimenteve me jashtëtokësorët, e se mbrenda saj gjenden anije të alienëve.

 
Këto komente Clinton i dha kur ishte e ftueme në programin e Jimmy Kimmel.

 
Komentet e saj ishin si përgjigje të sugjerimit të Kimmel, i cili tha se nëse ai do ishte President, gjaja e parë që kishte me ba asht – me i analizue dosjet e “Area 51”. Ai shtoi se kishte folë edhe me Bill Clinton, i cili i kishte thane se s’ka gjetë kurgja interesante nëpër ato dosje, mbasi i kishte lexue.

 
“Epo kam me i kalue edhe njiherë nëpër duer”, tha Hillary Clinton.

 

“Dëshiroj me i ripa ato dosje dhe me ba publike sa ma shumë të mundemi për publikun. Nëse në këto dosje nuk ka asgjë, atëherë le ta dinë të gjithë”.

 

“Area 51” duket se asht kthye në nji prej premtimeve elektorale të Hillary Clinton, platforma e së cilës ka në fokus votuesit e ri amerikanë.

 
Simbas “The Independent”, shumë mendojë se asgja e re nuk ka me dale nga dosjet, ose se kane me mbetë të klasifikueme.

 
Kreu i NASA ‘s vitin e kaluem deklaroi se kishte qenë në “Area 51” dhe se nuk ishte ajo që mendojnë shumë njerëz.

 

Ai tha se bahet fjalë për nji bazë normale kërkimi dhe zhvillimi dhe se nuk kishte pa alienë ose anije të alienëve.

 
“Mendoj se për shkak të sekretit të punës kërkimore të aeronautikës që ndodh atje, njerëzit mendojnë se fshihen të dhana për jashtëtokësorët”.