A kemi me komunikue nji ditë – pa folë?

Kohët e fundit, studiuesit kanë nis me provue mënyra për deshifrimin e monologëve tona të mbrendshem, nga distanca.

Qëllimi i kësaj asht me i dhanë za atyne personave të paralizuem dhe atyne me aftësi të kufizueme.

Philip Kennedy, që merret me sinjalet nervore, e ka projektue nji implant për trunin, i cili regjistron aktivitetin në zonat që kontrollojnë lëvizjen e gojës kur formoni nji fjalë.

brainimplantx299

Kennedy po hulumton nëse kjo mundet me u përdorë për me interpretue qëllimin e nji personi për me folë, dhe me komandue nji sintetizues për të folunit. Duhet me u deshifrue veprimtaria e trunit që lidhet me konceptet dhe jo me fjalët.

Joao Correia në Universitetin e Mastrihtit në Holandë, e ka ba këtë tue e përdor regjistrime EEG. Ai thotë se nji ditë kjo mundet me ju dhanë njerëzve “fjalor” të mjaftueshëm mendor për me krijue fjali të tana, ose veç disa fjalë jetike.

X-ray-showing-electrodes--008

Ndërsa Brian Pasley dhe kolegët e tij në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, kanë zbulue se grupe neuronesh në zonat e ndigjimit janë të lidhuna me disa frekuenca dhe ritme. Aktiviteti asht i njajtë, si kur e ndigjon nji fjalë, ose thjesht e mendon atë.

Pasley e ka ndërtue nji algoritëm që analizon se cilat neurone janë aktive kur njerëzit mendojnë për me folë, dhe cilat kur e kthen atë informacion në të folun. Asht pak e vështirë se dhe në tru duhet me vendos elektroda, por rezultati asht i hatashem.