A keni pa bicikletë qe fluturon….

Ish-hidrauliku Colin Furze, ka ba të mundun ndërtimin e nji pajisje të njohun si “hoverbike”, e cila asht në formën e biçikletës, por që mundet edhe me fluturue.

Ndërtimin e kësaj pajisje Furze e ka ba në shtëpinë e tij dhe në momentin që e ka hedhë në testim ka rezultue e suksesshme.

Kjo asht pajisja e parë e këtij lloji, e cila falë ndërtimit të saj, arrinë edhe me fluturue.

Në nji video të publikueme në youtube, Furze tregon se nuk ka kualifikime inxhinierie apo pervojë të fluturimit, por asht i impresionuem me krijimin e tij.

“Ma në fund, ideja ime e çmendun asht ba realitet, por kjo tregon se gjanat e reja mujn me prue rezultate të mahnitshme.”

Kjo nuk asht shpikja e parë e çuditshme e tij, sepse Furze ka rekordin botnor Guinnes për karrocën ma të shpejtë në botë.