A keni pa ndonjiherë BMW ngjyrë vjollce?

Kompania që merret me modifikimin e veturave, Auto Talent, prezantoi modelin e saj të modifikuem BMW M3 (F80) me ngjyrë të theksueme vjollce – Daytona Violet, e me motor të përforcuem në 588 kuajfuqi.

Ngjyra Daytona Violet, asht ofertë e katalogut të kompanisë BMW Individual dhe kushton rreth 5 mijë dollarë.

Ky model e ka edhe sistemin Eisenmann të shkarkimit të gaznave, timonin M Performance, set të rrotave HRE Classic 303 me ngjyrë Satin Charcoal, si dhe amortizatorët KW Clubsport të modifikuem.

bmw bmw1 bmw2