A shkaktojnë telefonat kancer n’tru?

telefoni

Nji studim i ri ka zbulue se nuk ka ndonji lidhje në mes të telefonit dhe kancerit n’tru. Hulumtuesit nuk gjetën rritje të tumoreve përgjatë 29 viteve studim, pavarësisht rritjes së pabesueshme të përdorimit të pajisjeve elektronike.

Në Australi, aty ku u ba studimi, 9% e njerëzve kishin nji telefon në vitin 1993 – nji numër që asht rritun për 90% në ditët e sotme.

Por, në të njajtën periudhë, norma e kancerit tek njerëzit e moshave 20-84 u rrit pak tek mashkujt dhe qëndroi njajtë tek femrat.

Kishte nji rritje të dukshme të normës së kancerit tek mashkujt, por kjo rritje filloi pesë vite para se telefonat me arritë n’Australi, thanë hulumtuesit.

Autori i studimit, Profesori Simon Chapman nga Universiteti i Sidnejit, tha se valët që i lëshojnë telefonat nuk e damtojnë ADN-në – dhe gjetjet e tij e bajnë ate edhe ma t’bindun se pajisjet nuk shkaktojnë kancer.

Ai ka përshkrue studimin e tij në detaje në “The Conversation”, në të cilin thotë se nuk kishte rritje të kancerit në tru përgjatë 29 viteve studim, pavarësisht rritjes së përdorimit të telefonave.