Aeroplani luftarak i Zvicres zhduket në Alpe

Aeroplani luftarak i forcave ajrore zvicrane që ishte tue fluturue në Alpe asht zhdukë të Hanën mbasdite, njofton Ministria e Mbrojtjes së Zvicrës.

“Hetimi ka fillue menjiherë. Tash për tash nuk dihet çka ka ndodhë me pilotin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Aeroplani F/A-18 C, konsiderohet i zhdukun që nga ora 18.30 simbas orës lokale.