Aeroplanmbajtësja amerikane ma e shtrejtë në botë. Kqyreni

ford

Luftanija ma e shtrejtë në histori, USS Gerald R.Ford, që kapë vlerën prej rreth 13 miliardë dollarë, pritet t’i bashkohet marinës amerikane në Shtator, kanë ba të ditun zyrtar të naltë të marinës amerikane, raporton CNN.

Sean J. Stackley, ka shpall afatin kohor për futjen në punë të aeroplanmbajtëses, e cila asht e randë plotë 100.000 ton, dhe që pritet gjatë të Mërkurës t’i prezentohet Komisionit të Senatit për forcat e armatosuna, transmeton Telegrafi.

“Kjo asht anija e parë nga gjenerata e re e aeroplanmbajtësve të marinës amerikane.

Ndërtimi i saj ka fillue në vitin 2009, kurse testet e para do të duhej të mbaheshin në Korrik, me qëllim që dy muej ma vonë t’i dërgohet flotës”, ka shtue Stackley.
Kjo aeroplanmbajtëse asht emnue simbas presidentit të 38’të të Shteteve të Bashkueme, i cili vdiq në vitin 2006.

Gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ford ka shërbye në luftanijen USS Monterey, nga e cila në vitin 1946 zbriti me nder dhe me gradën e togerit të naltë.

Stackley, gjithashtu tha se asht tue u ndërtue aeroplanmbajtësja tjetër e klasit Ford – USS John F. Kennedy (CVN79), ndërtimi i së cilës do të duhej të përfundonte në vitin 2020.

Ndërsa ndërtimi i aeroplanmbajtëses së tipit Ford – USS Enterprise (CVN 80), pritet të fillojë në vitin 2018.

Datat e ndërtimit të aeroplanmbajtëseve të reja ka ardh mbas kerkesës së Stackely, për propozimin e nji buxheti pesëvjeçar për marinën.

Marina deri në atë kohë do të shpenzojë rreth 80 miliardë dollarë për të ndërtue 38 luftanije.

Mbrenda këtij buxheti asht paraparë edhe zavendësimi i nëndetëseve të vjetra bërthamore balistike Ohio, me 9 nëndetëse sulmuese, 10 shkatërrues të klasit Arleigh Burke dhe disa anijeve të vogla.

Simbas raportit të Stackley, objektivi kryesor i këtij plani asht që marina amerikane deri në vitin 2021 të pajiset me flotën luftarake prej 308 anijesh.

 

Karakteristikat e përgjithshme të Gerald R. Ford

Fuqia motorike: dy reaktorë bërthamorë

Gjatësia: 333 metra

Pesha: 100 000 ton

Shpejtësia: mbi 50 kilometra në orë

Ekuipazhi: 4.539 ushtarë

Armatimi: Raketa tokë-ajër Evolved Sea Sparrow, raketa Rolling Airframe dhe CIWS

Numri i aeroplanëve: mbi 75.

 

anija