Akuza e madhe e deputetëve britanikë: Google, Facebook, Twitter promovojnë terrorizmin në faqet e tyne

Deputetët e Mbretnisë së Bashkueme akuzojnë gjigantët e internetit për promovimin e terrorizmit në faqet e tyne.

Google, Facebook dhe Twitter janë akuzue nga deputetët e Mbretnisë së Bashkueme si arsyeja e dështimit, në luftimin e terrorizmit për shkak të promovimit të vrasjeve nga xhihadistët në faqet e tyne, shkruan Daily Mail.

Nji raport i ashpër thotë se kompanitë gjigande të teknologjisë po vnojnë në rrezik jetën e shumë personave, tue lejue mbështetësit Islamikë të rekrutojnë të ri, tue publikue urrejtjen, ekstremizmin dhe vrasjet.

Në Komisionin e Përzgjedhun të Punëve të Mbrendshme, deputetët, thonë se forumet, mesazhet e drejtorive dhe platformat e mediave sociale janë ‘langu’ jetësor i Shtetit Islamik dhe grupeve tjera terroriste.