Alarmi, zoologët: Bota e kafshëve po zhduket

Në raportin e publikuem nga Fondi i Botës Shtazore dhe Shoqata Zoologjike e Londrës, bota shtazore ka pësue nji ranie prej rreth 60 për qind që nga viti 1970.

Raporti paralajmëron se nëse prirja e tashme vazhdon, rania e numrit të gjitarëve, shpendëve, peshqve, amfibëve dhe zvarranikëve mundet me arritë në dy të tretën deri në vitin 2020, ose rreth 2 për qind në vit.

“Bota shtazore po zhduket me ritme të papara,” tha Marco Lambertini, drejtor i Përgjithshëm i Fondit Ndërkombëtar të Botës Shtazore.

Raporti bazohet mbi kallxuesin e llojeve të hartueme nga shkencëtarët për vëzhgim afatgjatë dhe që përbahet nga 3.700 lloje kafshësh.

Simbas raportit, rania dramatike e faunës asht rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zhvillimit njerëzor.

Rritja e popullatës së botës, e cila asht ma se dyfishue që nga viti 1960, tue arritë në rreth 7.4 miliardë që nënkupton ma pak hapësinë për kafshët, dhe mundet me çue në zhdukjen e tyne nëse nuk bahen ndryshime./Mapo