Alarmohet New York: Kriminelët seksualë e kanë të ndalueme me…luejtë Pokemon Go!

Loja e zhvillueme nga kompania amerikane “Niantic” dhe e shkarkueme ma shumë se 75 milionë herë, asht në fakt, shumë e pëlqyeme nga publiku i ri dhe mundëson lokalizimin e lojtarëve të tjerë, por ky element mundet me shendrrue në nji mjet të përdorun nga kriminelët seksualë.

Guvernatori i shtetit të New York, Andrew Cuomo, ju drejtue dje shërbimeve të lirimit me kusht që të ndalojnë për 3 000 kriminelë seksualë të skeduem që me luejtë lojën “Pokemon Go”, për të mbrojtë fëmitë e New York.

Ai i ka kërkue “Niantic”, që me i pengue këta ish-kriminelë seksualë të luejnë me lojën ma popullore të momentit.

Gjithashtu, Andrew Cuomo i ka kërkue departamentit të burgjeve dhe të lirimit me kusht me ndalue ‘Pokemon Go’ për personat e dënuem për krime me karakter seksual që kanë shlye dënimin, por vazhdojnë të mbeten të skeduem”, simbas nji komunikate të publikueme të Hanën.