Android asht tue fitue n’betejën me iOS

Sistemi Android i Smartphone ka shënue rritje të mëdha në garën e saj me iOS të Apple dhe sistemeve të tjera operative.

Përdorimi i Android asht rrit me 7,1 % në Europë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, tue mbajt tashma 75.6 % të tregut, ndërsa Apple mban 18.9 % mbasi ka ra nga niveli i 20.2%

Në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë, Android asht rrit shumë ma tepër se telefonat Windows, shitjet e të cilit kanë ra në 5%

Në Itali dhe Spanjë zyrtarisht mbështetësit ma të fortë të telefonave Windows, raportet tregojnë se afro 10% e përdoruesve të sistemit Windows kanë kalue në sistemin Android gjatë tre muejve të parë të 2016-s.