Android? iOS? Google po krijon nji sistem të ri operativ!

Google asht tue punue në nji sistem të ri operativ,  dhe kjo nuk ka të bajë me Android.

Nji faqe ka shfaqë në kodin e faqeve që shpërndahen ‘GitHub’ rreth sistemit të ri operativ, të quejtun tash për tash, të paktën – Fuchsia dhe kjo nuk asht e bazueme në Android, transmeton Rrokum.TV.

Faqja GitHub asht shumë e rrallë për me u shpjegue: përshkrimi i tij asht thjesht “Pink + Purple == Fuchsia (tue ju referue ngjyrave të nji lule me të njajtin emën).

Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Google, dhe kjo tingëllon sikur projekti open-source asht në ditët e tij të hershme.