Anija Zumwalt, tmerri amerikan për anmiqtë, shkatërrues si asnji tjetër

Anija amerikane USS Zumwalt, në shikim të parë doket si anijet që jemi mësue m’i pa në filmat fantastiko-shkencor. Të paktën kështu e përshkruen atë edhe Harry Harris, komandant i flotës amerikane në Paqësor, tue thanë se kjo asht luftanija ma e sofistikueme që kushton të paktën 4.4 miliardë dollarë, shkruen Fox News.

“Për sa kohë që presidenti ynë dhe populli amerikan kanë kujdes për sigurinë, edhe unë kam kujdes për njerëzit që i ofrojnë siguri popullit tonë”, ka deklarue Harris gjatë ceremonisë inauguruese të anijes.

Kjo luftanije asht e gjatë 186 metra, derisa pjesët e mprehta të dizajnit reduktojnë dukshmëninë e saj në radar. Ajo në radar doket si çdo objekt tjetër i vogël.

Tue marrë parasysh se asht shumë ma pak i zhurmshëm gjatë punës, se anijet tjera, Zumwalt vështirë zbulohet, vështirë përcjellet e aq ma pak të sulmohet.

“Në rast të ndonji sulmi të mundshëm, ata çohen falë dy alarmeve tejet të fuqishëm, e jo nga 50 siç praktikohet në anijet tjera”.

zumwalt-650x358