Anonymous thonë se po ja marrin paret ISIS

anonymosu

Anonymous, nji grup i hakerëve ‘online’, ka kercënu Shtetin Islamik me sulme kibernetike mbas atentateve të Brukselit, ku vdiqën 30 veta dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.

“Do të kundërsulmojmë. Do t’i mbrojmë të drejtat e lirisë dhe tolerancën”, ka thanë grupi i hakerave në nji video të publikueme n’internet.

“Kemi neutralizu me mija llogari në Twitter të ndërlidhuna direkt me Shtetin Islamik. Shpeshherë ISIS’it ja vjedhim paratë”, thuhet ma tej në video, tue shtu se Anonymous nuk do të ndalet së sulmuemi terroristët.