Aplikacioni i ‘çmendun’ i Facebook: Qysh me ba seks me ‘miqtë’!

Ditët e sotme, janë të shumtë ata që përdorin rrjetet sociale: Twitter, Instagram, e mbi të gjitha Facebook, për me ba miqësi të reja dhe pse jo, edhe për me gjetë dashninë…por jo vetëm.

Me sa doket, interes ka ngjallë pikërisht rrjeti ma i madh në botë me aplikacionin “Bang with friends”, që siç mundet me u kuptue edhe nga emni, ju lejon me ba seks me kontaktet tueja në Facebook.

Qysh kur asht lëshue në vitin 2013 e deri tash, App ka ba nji goxha rrugë tue numërue mija përdorues aktivë nga mbi 100 vende të ndryshme, të cilët dëshirojnë me gjetë “miq për në shtrat” me nji klikim.

Si funksionon? Mjafton me hy në aplikacion, përzgjidhni kontaktet me të cilët doni me pasë nji raport dhe mandej ju mbetet vetëm me pritë. Mbasi të dërgoni mesazhin, keni me marrë nji njoftim nga ana e atyne që ju kthejnë ‘interesin’. Identiteti ka me u zbulue  vetëm nëse personi tjetër iu kthen interesin dhe sapo të vjen lajmërimi, aplikacioni ka me ju dërgue të dyve nji njoftim dhe ka me qenë e mundun me bisedue (chat).