Aplikacioni ma i ri nga Google arrin 1 milion shkarkime në Android

Aplikacioni ma i ri i Google për mesazhet, Allo, ka shënue majën e grafikut të aplikacioneve ma të shkarkueme në Play Store, dhe kjo në ditën e tretë të lansimit të tij, ku numëroi ma shumë se nji milion shkarkime gjithsej.

Aplikacioni ka marrë komente të ndryshme, me shumë që vlerësuen cilësinë e asistentit të inteligjencës artificiale dhe të tjerë që kritikuen cilësinë e sigurisë së përdorimit të aplikacionit.

Simbas Google Play Store, Allo ka nji vlerësim prej 4.2 nga 5 për versionin e tashëm, dhe renditet në grupin e nji – pesë milionë shkarkimeve.