Aplikacioni për ‘Google translate’ tash edhe n’telefon!

googletel

Google sapo ka ba aplikacionin e tij të përkthimit shumë ma inteligjent.

Falë nji përditësimi të ri, ju tash mund të perdorni Google Translate mbrenda aplikacioneve të tjera në telefonat Android.

Kur ju kopjoni nji tekst në nji gjuhë të huej ai do të shfaqë menjiherë nji opsion që ju lejon me përkthye atë në fluturim, gjithashtu shfaqen edhe përgjigjet e përkthyeme, të gjitha pa dalë nga aplikacioni origjinal.

Ma parë, përdorimi i përkthimit në telefon ishte nji proces disi i lodhshëm.

Ju duhej të dilnit nga aplikacioni për të përkthye çdo pjesë individuale të tekstit- gja e cila nuk asht shumë e dobishme kur bisedon me mesazhe në kohë reale.

Tipari i ri asht quejt ‘Tap to Translate’, dhe ma poshtë keni edhe nji video demonstruese.
Së bashku me ‘Tap to Translate’, Google po sjell gjithashtu edhe nji paketë gjuhësore pa internet për IOS- që do të thotë nëse ju shkarkoni disa skedarë paraprakisht, ju mund të përktheni gjana në iPhone’in tuej edhe pa nji lidhje me internetin.

Gjigandi i kerkimit po mbështetë tash edhe gjuhën Kineze për Word Lens- nji tipar i saktë i Google Translate që përkthen automatikisht tekste të shkrueme të botës reale.