Apple: 77% e pajisjeve në iOS 9

Apple ka lëshu shifrat e fundit për shkallën e adoptimit të iOS 9 që tash asht në 77 për qind e të gjitha pajisjeve të Apple, ndërsa iOS 8 asht në 17 për qind të pajisjeve.

Versionet e maparshme të sistemit operativ mobil të kompanisë janë në 6 për qind të pajisjeve.

Me sa doket, shkalla e adoptimit të iOS 9 asht ngadalësu, pasiqë muejin e kaluem, kur shifrat e iOS 9 ishin leshue ishte në 75 për qind të pajisjeve, kështu që ajo asht rrit vetëm me 2 për qind në muejin e fundit.

Ende nuk ka detaje mbi atë se pse rritja e iOS 9 asht ngadalësu, edhe pse pritet që e njajta të rritet persëri në Mars, kur Apple e leshon iOS 9.3.

Apple pritet të bajë iOS 9.3 në dispozicion në muejin e ardhshëm së bashku me iPhone 5SE dhe iPad Air 3.