Apple frik me laptop pa butona!

apple

Tastierat e Apple janë ba shumë të holla, por së shpejti ato pritet që të largohen krejt.

Nji patent i krijuem nga Apple shfaqë nji laptop të ngjashëm me MacBook, i cili përmban nji sipërfaqe të hollë me prekje, ku do të duhej të ishte tastiera e zakonshme me butona.

Kjo shpikje asht nji strukturë me prekje për pajisje elektronike, e cila largon butonat e zakonshëm të tastierës dhe e ban laptopin krejtësisht nji pajisje me prekje.

Tastiera e tillë perdorë nji teknologji e cila i ndjen lëvizjet e gishtave të përdoruesit në sipërfaqe.

Nji motor i hollë vibron për me i dhanë përdoruesit përgjigje ndaj asaj që asht tue prek.

Patenti sugjeron se teknologjia e tillë do të përdoret për tastierat e laptopave.

Nji shpikje e tillë largon butonat e zakonshëm të tastierës dhe e banë tastierën krejtësisht të rrafshët dhe me prekje.

 

2-laptopi