Apple ja nis edhe me kerre. Elektrike, natyrisht!

Apple_Car_concept_806_3578

Burimet gjermane tregojnë se bisedimet midis ‘Apple’ dhe ‘BMW’ kanë përfundu vitin e kaluem dhe ato me kompaninë ‘DAIMLER’ janë afer.

Çashtjet kryesore për të tri kompanitë janë se cili ka me qene ai qe ka me udhëheqë projektin dhe kush ka me pase pronësi të plotë mbi të dhanat e përdoruesve.

‘Apple’ po don me aplikue sistemin e vet iCloud, ndërsa dy prodhuesit gjerman të veturave kanë kërkue që gjanat të mbikqyren nga vetë ata, sepse e kane hallin e mbrojtjes se të dhanave të konsumatorit (element kyq i strategjisë zhvillimore të tyne për të ardhmën).
Bisedimet e raportueme nuk janë konfirmue nga asnjana kompani në fjalë.

Vitin e kaluar asht fole se ‘Apple’ don që në vitin 2019 me lansue kerrin e vet elektrik, por ngecja e fundit në bisedimet me ‘BMW’ dhe ‘DAIMLER’ me gjase i ka vështirsue gjana.