Apple ka lëshue iOS 10, këto janë risitë

Apple ka lëshue zyrtarisht iOS 10 për iPhone, iPad dhe iPod touch. iOS 10 pasurohet me disa funksione të reja me të vërtetë interesante dhe që nuk kanë tradhëtue pritshmënitë e fansave. Ju mund ta instaloni këtë version direkt nga iPhone nëpërmjet funksionit OTA, mjafton të shkoni tek Settings > General > Update Software dhe të nisni shkarkimin. Ose mund ta instaloni me anë të kompjuterit tue lidhë pajisjen tuej me iTunes, që ne ua këshillojmë mbasi bahet ma shpejt.

iOS 10 përfshin plot 10 risi të randësishme:

iOS 10

Asht revolucionue krejtësisht Lockscreen me nji sistem të ri njoftimesh që përfshijnë edhe mundësinë e përdorimit të 3D Touch. Për shembull, tue përdorë 3D Touch në njoftimin e nji mesazhi mund të përgjigjemi direkt nga lockscreen tue përdorë nji ndërfaqe grafike të rinovueme. Vjen edhe mundësia për të fshi tana njoftimet me nji prekje.

Ka edhe nji Control Center të ri me ma shumë funksione në krahasim me iOS 9. Edhe widgets tash janë mbledhë në nji mënyrë ma elegante në nji seksion specifik. Edhe 3D Touch asht permirësue me disa funksione të reja.

Siri me iOS 10 ka me u përdorë në të gjitha aplikacionet. Natyrisht kjo ka me kërkue pak punë nga zhvilluesit. Për shembull mund të themi thjesht “Hey Siri” për të dërgue nji mesazh nëpërmjet WhatsApp, siç bajmë sot me mesazhet normale. Ka me mbështetë aplikacione si: Slack, WeChat, WhatsApp, Uber, Pinterest e shumë të tjera në të ardhmen.

Në iOS 10 asht përmirësue edhe tastiera: tash Siri na sugjeron në mënyrë ma inteligjente disa përgjigje, ka me plotësue automatikisht edhe tekstin që mungon, ka me programue në mënyrë inteligjente të gjitha angazhimet tueja, ka me i mbeshtet disa gjuhë pa ndryshue tastierë.

Edhe aplikacioni Photos në iOS 10 ka pësue disa ndryshime të randësishme. Asht shtue njoftja e ftyrës, që ka me i përfshi edhe objektet dhe ambientet, për të organizue ma së miri fotot tona. Vjen edhe nji funksion i quejtun “Memories” që ka me analizue vendin, datën dhe personat me të cilët kemi dalë në disa foto të caktueme për të krijue disa albume inteligjente që i referohen nji periudhe të caktueme, nji udhëtimi të caktuem, me nji person të caktuem…

Në iOS 10 asht rivolucionue aplikacioni Maps me nji dizajn të ri, ma shumë kontrolle, informacione. Vijnë edhe disa përmirësime për parashikimet e trafikut. Edhe hartat e Apple kanë me qenë të disponueshme për zhvilluesit, që tash mund t’i integrojnë në aplikacionet e tyne.

Aplikacioni Apple Music asht ridizajnue krejtësisht, me nji dizajn ma të pastër dhe të thjeshtë.

Aplikacioni News në iOS 10 ka nji dizajn të ri ma të thjeshtë për t’u përdorë. Home Kit fiton nji aplikacion të ri për iPhone ku gjejmë të gjitha aplikacione që sot ndodhen në App Store dhe që na lejojnë të menaxhojmë produktet e shtëpisë. Edhe aplikacioni Phone asht përmirësue: tash kemi me pas% njohjen automatike të telefonatave spam.

Risia tjetër e madhe e iOS 10 ka të bajë me aplikacionin Messages: tash mund të kthejmë çdo link në preview. Vijnë edhe disa emoji të reja tre herë ma të mëdhaj. Tash mund të përdorim edhe disa mesazhe inteligjente: tue shtypë me forcë mund të dërgojmë mesazhe tue “bërtitë”, tue e shtypë lehtë dërgojmë mesazhe me za të ulët, mund të censurojmë nji mesazh përkohësisht për ta shfaqë vetë ma vonë. Mund të shkruejmë edhe mesazhe me shkrim dore.

iOS 10 me të gjitha të rejat e saj asht i disponueshëm për shkarkim që sot për të gjithë përdoruesit iOS.